21.6 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Aksidenti me fatalitet në Komoran, arrestohet një person

- Advertisement -

Një person mbeti i  vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti i djeshëm në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura.

Si pasojë e kësaj, mësohet se një person është arrestuar.

“Komoran, Gllogoc / 11.08.2025 – 18:15. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona”.

“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Të ngjashme

Të fundit