Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve nga aksidenti i trenit që ndodhi të martën pranë Larisas në Greqi.
Sipas mediave ndërkombëtare numri i tyre edhe mund të rritet si pasojë e gjendjes së rëndë të disa të plagosurve.
Qeveria greke deklaroi se ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Në aksident ishin të përfshirë një tren udhëtarësh me 350 persona në bord dhe një tren i mallrave.
Përplasja e tyre bëri që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë dhe të shkatërrohen plotësisht.
Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë, duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “gabimi tragjik njerëzor” ishte fajtor për katastrofën.
Një menaxher hekurudhor është akuzuar për vrasje nga pakujdesia, shkruan BBC.
Ai ka mohuar akuzat, duke fajësuar përplasjen për një defekt teknik.