10.5 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Aksidenti fatal në Ferizaj: Sot jepet lamtumira për 30-vjeçarin, e fejuara vazhdon të luftojë për jetën

- Advertisement -

Një vet-aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj humbi jetën një person.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Leonard Avdyli.

30 vjeçari vdiq si shkak i lëndimeve të rënda të marra në aksident.

Në kohën kur edhe ndodhi aksidenti ai në veturë ishte bashkë me të fejuarën e tij, e cila po trajtohet në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjarë të viktimës kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00, në lagjen Berishë të fshatit Greme.

“Rruga Prishtinë – Ferizaj/ 20.04.2025 – 04:32. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë ka humbur jetën shoferi mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”

Të ngjashme

Të fundit