23.1 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Aksident tragjik në Skenderaj, humb jetën një fëmijë

- Advertisement -

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Kosovë, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë lënduar.

Sipas raportit policor,  në aksident janë përfshirë dy vetura, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës.

Të lënduarit janë tri femra dhe tre meshkuj, të gjithë me shtetësi kosovare.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëra prej tyre,  një fëmijë,  ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar.

Të ngjashme

Të fundit