7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Aksident tragjik në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy të vdekur e dy fëmijë të lënduar

- Advertisement -

Një aksident i rënde trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku për pasojë kanë vdekur dy persona.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktimat e këtij aksidenti janë një femër dhe një mashkull 36 vjeç, respektivisht 35 vjeç, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, dy fëmijë janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Deklarata e plotë nga zëdhënësja e Policisë:

Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Trupat e  viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit