23.8 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Aksident tragjik në Malishevë, humb jetën një grua, gjashtë të tjerë të lënduar

- Advertisement -

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, ku janë përfshirë dy vetura me targa lokale.

Një nga viktimat, femër kosovare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra.

“Rr. Adem Jashari, Malishevë 15.08.2025 – 13:39.  Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit  lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet e marruar njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, njofton PK

Të ngjashme

Të fundit