Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më herët në Mitrovicë.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Në njoftimin e policisë shtohet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Po ashtu njoftohet se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.