Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në zonën te “Kroni i Mbretit”.
Nga pamjet e publikuara nga RTK, shihet se në vendngjarje kanë shkuar një ekip i zjarrfikësve dhe policia.
Aktualisht nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar.
Telegrafi është në pritje të një përgjigjeje nga Policia.






