Një aksident i rëndë me dy viktima dhe dy të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Tepelenë-Fier.
Aksidenti ka ndodhur në orën 05:30, ku shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A.
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, raporton Top Channel
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.