17.4 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Aksident në Shkabaj, përfshihet një veturë e Policisë: 5 të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Në aksident janë përfshirë pesë automjete, ku ishte edhe një veturë e Policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Ferizajt, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete (prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona’’ u shpreh Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit