4.6 C
New York
Friday, March 13, 2026

Buy now

Aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, tre të lënduar

- Advertisement -

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti

Të ngjashme

Të fundit