0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

- Advertisement -

Sonte rreth orës 20:30 në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në njoftim e PK-së thuhet se nga ky aksident, një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit edhe i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Tutje shtohet se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 20:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  dy  vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit