Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Klinë, transmeton IO.
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës duke u shkatërruar pjesërisht.
Ende nuk ka informacion për persona të lënduar ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia e trafikut.
Rikujtojmë se sot kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve në nivel vendi.