23.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Aksident në Klinë, tre persona dërgohen në spital

- Advertisement -

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Klinë-Gjakovë.

Në fshatin Volljakë një veturë është rrokullisur mesditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Driton Rugova- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore’’ ka thënë Rugova për lajmi.net

Më tutje sipas Rugovës të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Të ngjashme

Të fundit