18.1 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Aksident në Kamenicë, raportohet se vdiq një 10 vjeçar

- Advertisement -

Policia ka njoftuar për një aksident trafiku në Kamenicë, ku një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Mediat po raportojnë se personi që ka vdekur është një djalë 10 vjeç, Linor Bardhyl Bajrami.

Edhe familjarët kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Miq e dashamir ju njoftojmë që sot më 5 Tetor ndërroi jetë në një aksident më i dashuri jonë, Linor Bardhyl Bajrami në moshën 10 vjeçare , për kohën e datën rreth varrimit ju njoftojmë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Policia ka njoftuar se shoferi është dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri  tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje

Të ngjashme

Të fundit