Një aksident mes një veture dhe motoçiklete pa targa ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Doganaj, të komunës së Kaçanikut.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se nga ky aksident, lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës.
“Rreth orës 11:14, është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë pa targa. Lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv