Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident komunikacioni në Gjakovë.
Burimet i kanë thënë Klan se ata janë sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës.
Klani mëson se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. ai është i intubuar pasi ka politraumë të rëndë, prandaj edhe është dërguar në Mjekësinë Intensive Qendrore.
Dy të tjerët po ashtu kanë pësuar lëndime të shumta por ndodhen në gjendje stabile. Moshat e të lënduarve janë midis 25 dhe 35 vjeç.






