Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Ferizaj, konkretisht në rrugën Varosh-Gërlicë.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj, derisa siç tha ai për shkak të gjendjes shëndetësore njëri prej të lënduarve është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Ai theksoi se në këtë aksident ishin të përfshirë dy automjete me targa vendore.
“Njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, deklaroi ai për Klankosova.tv