Një aksident është shënuar pasditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se autoritetet po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovëd, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ai.






