21.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Aksident mes veturës dhe autobusit në Keqekollë, një i vdekur dhe 14 të lënduar

- Advertisement -

Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur në Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit