18.3 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

- Advertisement -

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti sot në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku janë përfshirë tri vetura.

Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.” – ka potencuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit