23.6 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Aksident mes tri automjeteve në Komoran, tre të lënduar

- Advertisement -

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Komoran mes tri automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha se janë lënduar tre persona.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit