4.8 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc të Poshtëm, lëndohen tre persona

- Advertisement -

 

Një aksident ka ndodhur sot mes trenit dhe një veture në fshatin Grabovc i Poshtëm i Obiliqit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se tre persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i Poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, thuhet në konfirmim.

Klan Kosova mëson se njëri nga të lënduari është fëmijë.

 

Të ngjashme

Të fundit