Home Lajme Aksident mes trenit dhe një automjeti në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”

Aksident mes trenit dhe një automjeti në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”

0
Aksident mes trenit dhe një automjeti në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”

Një aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë një tren dhe një automjet. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai.

Exit mobile version