Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhevë të Klinës, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se katër automjete kanë qenë të përfshira në aksident, ndërsa të lënduar po marrin trajtim mjekësor.
“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha Gashi.