-2.2 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Aksident mes kamionit transportues të KEK-ut dhe një punëtori, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur brenda hapësirave të KEK-ut.

Aty një kamion dyshohet se ka goditur një punëtor.

Lajmin e ka bërë të ditur KEK-u.

Postimi:

Informacion zyrtar

Obiliq, 27.02.2026

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.

Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Me pikëllim të thellë

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Të ngjashme

Të fundit