Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete (dy prej tyre në lëvizje ndërsa katër të parkuara).
“Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti.