Pesë persona janë lënduar si pasojë pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasoj e aksidentit janë shkatuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia e trafikut kanë dal në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin.” – ka thënë ai.