Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Podujevë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura dhe një autobus.
Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se të lënduarit kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Borovci.
“Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, shtoi ai. /Lajmi.net/