Një aksident ka ndodhur pak më parë në komunën e Drenasit, më saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
‘‘Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatib Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë).
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë Policia