Lajme

Aksident mes dy automjeteve në Pejë, lëndohen dy persona

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Istog, në fshatin Vitomiricë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40.

“Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova0