Home Lajme Aksident me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”

Aksident me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”

0
Aksident me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, saktësisht në fshatin Bibaj në Ferizaj, rreth orës 17:40.

Në këtë aksident janë lënduar edhe tre persona, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime më të rënda dhe është përcjell për trajtim mjekësor.

Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cila tha  se në aksident kane qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet.

“Raportohet se një person ka humbur jetën  ne vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marr lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më te renda dhe është përcjellë për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se njësitet kompetente janë në vendin e ngjarjes dhe se rruga do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e procedurave  nga mjekësia ligjore.

Hoxha u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve për kujdes në vozitje dhe respektim të shenjave të komunikacionit

Exit mobile version