Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Veternik ku të përfshira janë pesë vetura.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tregoi që në këtë aksident zinxhiror janë lënduar katër persona.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.