13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Aksident i rëndë trafiku në Tërstenik të Drenasit, humb jetën një 21-vjeçar

- Advertisement -

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Viktima është një 21-vjeçar.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë. Dyshohet se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e shkaqeve që çuan deri te ky aksident tragjik.

Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të riut.

Të ngjashme

Të fundit