Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Qytetari Vehnar Isufi ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes dhe ka shkruar na Facebook se njëri shofer ka mbetur brenda veturës dhe i njëjti është larguar nga aty me ndihmën e zjarrfikësve.
Sipas tij, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë.
