Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Sekiraqë të Podujevës.
Një automjet ka përplasur një këmbësore, raporton IndeksOnline.
Sipas konfirmimeve fillestare, viktima është një vajzë e moshës afro 14 vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë rastisur disa qytetarë, të cilët kanë shpejtuar t’u ofrojnë ndihmë të përfshirëve në aksident.