Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë ka humbur jetën një persona dhe janë plagosur 20 të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur mes një makine dhe një fugoni, i cili po transportonte punëtorë për në Demir Hisar. Nga përplasja e fortë raportohet se ka humbur jetën shoferi i automjetit, i cili ishte 24 vjeç.
Spitali i Manastirit deklaron për mediat se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.