0.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë

- Advertisement -

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Fadil Nuria, i cili tha se aksidenti ndodhi në fshatin Çubrel, ku një nga të lënduarit po lufton për jetën.

“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”, tha Nura, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha u shprehu ngushëllime familjes së personit që vdiq në këtë aksident, teksa u uroi shërim të lënduarve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit