-3.4 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Aksident i rëndë në Lakrishte, në spital janë të shtrirë motër e vëlla

- Advertisement -

Dy persona, motër e vëlla, të lënduar në aksidentit e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakrishtë”, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci ka sqaruar se pas trajtimit të Emergjencë të njëjti janë transferuar në këtë Klinkë ku u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Sipas tij, gjendja e tyre në këto momente është e mirë dhe se lëndimet nuk janë të rënda.

Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë, është Albin dhe Yllka Rexha. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, tha Kolgeci. a

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit