6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Aksident i rëndë në Itali, vdes një shqiptar

- Advertisement -

Raportohet se një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Itali.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ai ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit, përcjell albinfo.ch.

Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, tha se ai ndërroi jetë pasi iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit dhe teksa po ktheheshin në shtëpi, furgoni është përplasur me një kamionçinë në buzë të rrugës.

Kamionçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk u mbijetoi plagëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira, furgonit dhe kamionçinës, kanë pësuar lëndime të lehta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit