Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.
Rastin për mediat e e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor e si pasojë rreth 10 persona kanë mbetur të lënduar.
“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Për momentin rreth 10 persona janë të lënduar”, tha Gashi.
Teksa tha se në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë Policia e Kosovës.