Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës.
Si pasojë, disa dëshmitarë i kanë thënë Nacionales se 3-4 persona kanë mbetur të lënduar rëndë.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar Nacionale shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Një dëshmitar i ka thënë Nacionales se aksidente në këtë vend ka shumë, pasi rruga është prerë kinse për t’u rregulluar, e ka mbetur në gjendje të mjerueshme.