Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të martë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në rajonin e Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha shkurt se policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me rastin.
“Ka ndodhur një aksident në autostradë, në rajonin e Suharekës”, tha shkurt Krasniqi.






