17.3 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Aksident i rëndë mes dy veturave afër Klinës, disa të lënduar

- Advertisement -

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në rrugën Klinë-Ujmir, saktësisht në fshatin Pograxh. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dyshohet se ka persona të lënduar.

Ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Nuk dihen ende detaje të sakta mbi gjendjen e të lënduarve apo rrethanat që çuan në përplasjen e automjeteve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut, sidomos në rrugët me qarkullim të dendur dhe në kushte atmosferike që mund të ndikojnë në sigurinë rrugore./

Të ngjashme

Të fundit