-0.4 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Akreditohen 283 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për akreditimin e grupit të parë me 283 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Nga institucionet vendore do të jetë Avokati i Popullit me 66 vëzhgues, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, shtatë vëzhgues do të jenë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, e tre të tjerë nga Ambasada e Japonisë në Kosovë.

Organizatat joqeveritare:

-Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN – 46 vëzhgues;

-Interneës Kosova– 22 vëzhgues;

-D4D– 7 vëzhgues;

Media vendore:

  1. RTV DUKAGJINI– 48 vëzhgues;
  2. Radio Televizioni 21– 27 vëzhgues;
  3. Gazeta Nacionale– 10 vëzhgues;
  4. Portali SuharekaOnline– 4 vëzhgues;
  5. Telegrafi.com – 9 vëzhgues;
  6. RTV PULS D.O.O – 7 vëzhgues;
  7. VIM INFO DOO – 7 vëzhgues;

Media ndërkombëtare:

  1. Deutsche Welle albanian section – 1 vëzhgues;
  2. Radio Evropa e Lirë – 7 vëzhgues;
  3. European Pressphoto Agency – 1 vëzhgues;
  4. Union of Albania Journalis–1 vëzhgues;

Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim, sipas të cilit, qytetarët me të drejtë vote mbi 80 vjeç, të cilët aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve, nuk kanë nevojë të paraqesin/bashkëngjesin certifikatën e paaftësisë apo diagnozës mjekësore. Sipas ndryshimit të bërë, regjistrimi mund të bëhet vetëm duke paraqitur dokumentin e vlefshëm të identifikimit dhe fotografinë e votuesit duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

Duke u mbështetur në të dhënat nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi 80 vjeç është 48,977 votues.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori edhe këto vendime:

-Vendim për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal të komunës së Hanit të Elezit; dhe

-Vendim për miratimin e plotësimit të planit të rekrutimit të stafit të përkohshëm për organizim të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 28 dhjetor 2025.

Të ngjashme

Të fundit