25.8 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

AKR-ja e Mitrovicës organizon tubim në mbështetje të Arian Tahirit

- Advertisement -

Aleanca Kosova e Re (AKR) në Mitrovicë ka organizuar një tubim të veçantë për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës, Arian Tahirit.

Në këtë takim, përfaqësues të AKR-së shprehën përkushtimin e tyre për të qenë pjesë e vizionit zhvillimor të Tahirit për Mitrovicën, duke theksuar se bashkëpunimi i nisur më herët po forcohet edhe më shumë në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Pas tubimit, Arian Tahiri u shpreh mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga AKR-ja, duke theksuar se kjo është dëshmi e besimit të ndërsjellë për ta çuar Mitrovicën drejt një faze të re zhvillimi.

“Po, ne mund ta bëjmë! Me partneritetin tonë me AKR-në, Mitrovica do të kalojë në një fazë të re zhvillimi, plot me mundësi dhe projekte që do ta transformojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Tahiri pas takimit.

Të ngjashme

Të fundit