-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

AKK: Në vitin 2025, më pak mjete financiare për komunat në përqindje në raport me nivelin qendror

- Advertisement -

Asociacioni Komunave të Kosovës ka thënë se për vitin 2025 komunat do të ketë më pak mjete financiare në përqindje në krahasim me vitin 2024.

Sipas një analize që ka bërë ky asociacion komunat do të kenë 21.8 përqind mjete financiare nga buxheti i shtetit.

“Në bazë ta analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës del që në vitin 2025 komunat e Republikës së Kosovës do kenë 21.8% mjete financiare nga buxheti total i Republikës së Kosovës. Këtë vit, pra në vitin 2024, komunat kanë pasur 22.4% mjete financiare nga buxheti total i Republikës së Kosovës. Shihet që ka më pak mjete financiare për komuna në % në raport me nivelin qendror. Duke marrë parasysh se edhe Granti i IV për investime kapitale nuk është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shto edhe marrjen e mjeteve nga buxhetet e Komunave e që vetëm këtë vit, deri më tani se kjo vazhdon edhe në ditët e sotme, ka shkuar mbi 60 milionë euro , parashihet që komunat do kenë shumë më pak mjete financiare se këtë vit”, thuhet në komunikatë.

AAK i ka bërë thirrje qeverisë të ndajë më shumë mjete për komunat si dhe kanë kërkuar që Kuvendi të parasheh një vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve financiare nga kontrata kolektive.

“Është e domosdoshme që Qeveria të ndajë mjete më shumë për komuna e jo që % e mjeteve ndaj tyre të zvogëlohet është siç po zvogëlohet në vitin 2025. Edhe një herë I bëjmë thirrje Parlamentit të Republikës së Kosovës që t’i marrë parasysh kërkesat e Komunave për rritje të buxheteve komunale sepse jeta zhvillohet nëpër komuna. Gjithashtu, kërkojmë që Parlamenti i Republikës së Kosovës të parasheh një vijë buxhetore për mbulimin e kostos financiere për mbulimin e shpenzimeve nga kontrata kolektive”, thuhet nga AAK.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit