Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudisti nga Kosova u mposht në raundin e dytë nga armeni, Arsen Avedisyan.
Avedisyan e fitoi këtë përballje me “Ippon”.
Akil Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, raundin e parë e kishte kaluar pa përballje.