Home Lajme AKB: Rritet interesimi i shtetasve të huaj për punë në Kosovë

AKB: Rritet interesimi i shtetasve të huaj për punë në Kosovë

0
AKB: Rritet interesimi i shtetasve të huaj për punë në Kosovë

Sipas Ligjit për të Huajt, neni 43, shtetasve të huaj u lejohet leje qëndrimi për aq sa u lëshohet edhe leja e punës.

Këtë leje kanë filluar ta shfrytëzojnë shtetasit e Turqisë, Bangladeshit dhe Indisë për të punuar në Kosovë.

Në Aleancën Kosovare të Bizneseve thonë se kjo po ndodh për shkak që Kosovës po i  ikin punëtorët  për një standard më të mirë.

“Janë disa shtete që dëshirojnë të vijnë punëtorët si Turqia, Bangladeshi, India poashtu edhe nga shtetet tjera arabe për të cilat Kosova jo që e ka hapë ndonjë mundësi të re për të punësuar fuqi punëtore nga të huajt por se nga Kosova po ikën punëtorët tonë për të gjet një standard më të mirë në shtetet e perëndimit”, tha Agim Shahini.

E qëllimi i ardhjes së të huajve në Kosovë, sipas Shahinit është vetëm shfrytëzimi i vendit si transit.

“Ata nga jashtë që po vijnë po e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit për të qenë këtu dhe për të pasë mundësi nga Kosova me ikë diku tjetër”, tha ai.

Megjithatë sipas Shoqatës së Gastronomeve, shumë prej tyre kanë filluar të adoptohen në sektorë të ndryshëm të gastronomisë.

Por kjo shoqatë nuk e sheh pozitive këtë gjë.

“Pjesa e kuzhinës, pjesa të caktume, sektorë të caktum brenda gastronomisë të cilat nuk kanë shumë komunikim me klienta, po ka edhe të huaj të cilët po e mësojnë edhe gjuhën edhe po adoptohen për pjesën e shërbimit të jashtëm. Normalisht që kjo nuk është diçka mirë nëse shohim sepse ka ende plot të papunë të cilët nuk po angazhohen”, tha Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve.

Tëvë1 kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme informacion se sa shtetas të huaj janë të regjistruar në Qendrën e Pranimit për të Huaj, si dhe lidhur me punësimin e tyre, mirëpo nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.

Exit mobile version