6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

AKB: Në 2022, nga Serbia u importuan mallra në vlerë 372 milionë euro

- Advertisement -

Të dielën një grup terrorist serb i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Nga ky sulm terrorist mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. E aty u konfiskua armatim në vlerë rreth 5 milionë euro.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, të rinjtë e Hanit të Elezit morën iniciativë për bojkot të prodhimeve serbe.

Ata vendosën fotografinë e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakut, në raftet e marketeve ku gjenden këto produkte.

Një fushatë e tillë për bojkot të prodhimeve serbe ka filluar qysh moti. E iniciatori i kësaj fushate tregon për ndikimin e saj te konsumatorët kosovarë.

Por ai ka një kritikë edhe për bizneset.

Pavarësisht se ka rritje të vetëdijes për mos blerjen e prodhimeve serbe, shifrat e importit nga Serbia mbesin ende të larta.

“Ne vitin e kaluar kemi pasë 372 milionë euro import nga Serbia dhe gjithë këto mjete ne i kemi çu dhe i kemi fuqizu ekonominë e tyre, e kemi fuqizu ushtrinë e tyre, policinë e tyre por tash së fundmi po del që nga paratë tona janë fuqizuar edhe grupet kriminale. Por prap se prap nuk janë bizneset që vendosin por janë konsumatorët që vendosin”, thotë Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Megjithatë, a ka mobilizim të bizneseve për largimin e prodhimeve serbe?

“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë dhe duke u konsultuar me bizneset sidomos ato importuese nga Serbia që të kemi një vendim të përbashkët në mënyrë që kjo të jetë në favor të zhvillimit të prodhimit vendor, tek rritja e besimit tek konsumatorët vendor si dhe të kemi zëvendësime nga ato të cilat mund të zëvendësohen”, shtoi ai.

Sipas AKB-së, nga lufta e deri më tash, Kosova ka importuar nga Serbia produkte në vlerë mbi pesë miliardë euro. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit